Lugina kërkon fondin

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti, Shaip Kamberi, duke vlerësuar se fondi për Luginë ekziston ka theksuar se është domosdoshmëri që ai të fuqizohet.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga dy qeveritë shqiptare në Ballkan, fuqizimin e fondit për këtë zonë, si kundërpërgjigjeje për mos interesimin e Serbisë për të investuar në Luginë.

Deputeti, Shaip Kamberi, duke vlerësuar se fondi për Luginë ekziston ka theksuar se është domosdoshmëri që ai të fuqizohet.

Nënkryetari i Komunës në Preshevë, Skender Destani, ka thënë se Shqipëria e Kosova, përveç obligimit kombëtarë kanë edhe obligim moral, jetësimin e këtij fondi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, kanë akuzuar përfaqësuesit institucional të Luginës, për mungesë serioziteti në drejtim të kërkesës për realizimin e fondit të dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare të mbajtur në vitin 2014 në Prizren, burrështetasit kosovarë dhe atë të Shqipërisë, ishin zotuar se do të formonin në fond për Luginën.

Ndërsa në po këtë mbledhje kishin ndarë nga 50 mijë euro për Maternitetin në Preshevë, mjete këto që kanë ardhur pas ndërtimit të Maternitetit.(rtk)

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lugina-kerkon-fondin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala