Luftohen ilegalët

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Regjional të policies në Gjilan kanë ndërmarr një aksion për luftimin e qarkullimit illegal të mallrave dhe njerëzve në këtë rajon.

Agim Kqiku, toger i policies në këtë qytet ka deklaruar se veprimet do të jenë intensive dhe përherë në mbrojtje të qytetarëve nga mashtrimet dhe ilegaliteti që po vepron në disa raste në Gjilan.

“Jemi në mbrojtje të operatorëve legal, sepse ata janë kontribues dhe operues në bazë të ligjeve dhe rregullave të shtetit ka deklaruar Kqiku.

Edhe drejtori i Shërbimeve publike në Gjilan  Sokol Haziri, ka konfoirmuar se qëllimi i aksionit të sotëm është ndalimi i transportit ilegal të udhëtarëve dhe të mallrave në Komunën e Gjilanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/luftohen-ilegalet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala