Lufti Haziri shpenzoi 40 mijë euro telefon‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Gjilanit vetëm për shpenzime të telefonit vala dhe telefon fiks, ka paguar 56 mijë euro, ku prej tyre janë paguar rreth 16 mijë euro borxhe të kaluara, që do të thotë se janë shpenzuar mbi 40 mijë euro, ndërsa gjatë tërë vitit kryetari i komunës kishte deklaruar se ka zero euro shpenzime për vala.

Kështu thuhet në një komunikatë të PDK-së në Gjilan, e cila është ndalur edhe te shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit, ku për akomodim dhe mëditje, janë shpenzuar 26,255.83 euro, ndërsa, vetëm kryetari i komunës ka marr 3,640.28 euro për shpenzime dhe mëditje nëpër vende të ndryshme SHBA, Gjermani, Strasburg, Shqipëri, etj.

Ja komunikata e plotë e Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan.

Në raportin vjetor të punës së kryetarit të komunës për vitin 2014, i miratuar nga Kuvendi Komunal, përveç tjerave ishin paraqitur një numër jashtëzakonisht i madh i të pavërtetave që kryetari i komunës, i kishte bërë para qytetarëve të Gjilanit dhe të Kosovës, duke manipuluar dhe mashtruara me shifra e të dhëna të ndryshme, me qëllim të mbulimit të dështimeve dhe mos punës së institucioneve komunale për gjatë tërë vitit të kaluar.

Për më shumë se një vit kryetari i komunës kishte deklaruar një të pavërtetë të madhe se ka gjetur 10 milionë euro borxhe të trashëguara, tani në raportin e tij të punës e ka pranuar përafërsisht realitetin se ka gjetur 4.1 milionë euro, ndërsa ishin më pak se 2 milionë euro.

Lutfi Haziri kishte deklaruar se për herë të parë janë thyer kufijtë buxhetor për komunën e Gjilanit, për 4.2 milionë euro për vitin 2015. Edhe kjo tani doli e pavërtetë, sepse qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka bërë asnjë rritje të buxhetit komunal, por ka zvogëluar për 1.8 milionë euro buxhetin komunal për investime kapital, pra i janë ndarë Gjilanit vetëm 1.2 milionë euro për investime kapitale, njësoj sa komunës së Leposaviqit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lufti-haziri-shpenzoi-40-mije-euro-telefon%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala