“Luftë” speciale për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Hilmi Reçica, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e di se kur mund të votohet Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës, por thotë se po zhvillohet luftë speciale për këtë gjykatë.
Gjithçka që di ky deputet i Kuvendit të Kosovës është se liderë të lartë të institucioneve të Kosovës, janë në konsulta të vazhdueshme me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian e që do të definojnë gjithçka se si do të jetë draft ligji final për Gjykatën Speciale.

Pa përfundimin e konsultave të faktorit vendor dhe ndërkombëtarë, Reçica thotë se ndryshimet kushtetuese dhe draft ligji për Specialen nuk do të jenë pika të rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, për gjykatën speciale është duke u bërë edhe luftë speciale.

“Luftë speciale, përmenden emra, momente, situatë që i bënë dëm aktgjykimti të ditëve të fundit dhe asaj që ka mision dhe qëllim gjykata speciale”, ka thënë Reçica për TV Dukagjinin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të tyre kanë ripërsëritur qëndrimin dhe thirrjet ndaj institucioneve të Kosovës që gjykata special të votohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën këtë do ta bëjë Këshilli I Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Ka qenë pikërisht PDK që pati kërkuar që seanca e kaluar, kur mendohej të votohet specialja, të shtyhet seanca.

Në një mbledhje të mbajtur para seancës ishte konstatuar se mbi dhjetë deputetë të kësja partie kishin shprehur haptas qëndrimet e tyre se nuk do të votojnë Gjykatën Speciale.

Shumica nga këta deputet janë nga rajoni i Drenicës, të irrituar me vendimi ne gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin që ka shqiptuar kundër Sami Lushtakut e Sylejman Selimit të njohur si grupi i Drenicës.

Se nuk ka deputet të PDK që do të votojnë kundër speciales e thotë me bindje Ilmi Reçica, sipas të cilit deputetët nga partia e tij kanë kërkuar krejt diçka tjetër para se Specialja të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“Ato janë spekulime nuk janë 10, ka deputete që janë të interesuar të kenë sqarime shetse dhe ju e dini që janë disa nivele, ndryshimet kushtetuese që hap rrugën për dy dhoma speciale dhe ligjit”, ka thënë deputeti.

Burime të TV Dukagjinit kanë thënë se Gjykata Speciale pritet të jetë e gatshme më se largu në maj të vitit të ardhshëm

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lufte-speciale-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala