“Luftë” për vende në Fakultetin e Mjekësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

​Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka dhënë “zor” që t’i regjistrojë edhe 30 studentë të rinj në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu, në degën e Stomatologjisë, Inspektorati i Arsimit ka rekomanduar që nga 50 studentë të pranuar të shtohen edhe 20 të tjerë, derisa në degën e Farmacisë po rekomandohet që nga 30 studentë sa ishin pranuar të shtohen edhe dhjetë të tillë sa janë në listë.

E gjithë kjo po ndodh pas përmbylljes së procedurave të konkursit të parë për pranimin e studentëve në këtë fakultet, kur po kërkohet që nga 80 studentë sa kanë drejtimi i Farmacisë dhe Stomatologjisë të regjistrohen 110.

Inspektorati i Arsimit, gjatë dhënies së këtyre rekomandimeve në UP, po thirret në një kërkesë zyrtare të datës 2 korrik të këtij viti, kur prorektorja e UP-së, Eda Vula, i është drejtuar ministrit Arsim Bajrami që të miratojë propozimin e këshillit të Fakultetit të Mjekësisë që në programet e studimit të Stomatologjisë dhe Farmacisë të pranohen 110 studentë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lufte-per-vende-ne-fakultetin-e-mjekesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala