Luan për Serbinë, por nuk ia këndon himnin

Futbollisti i Romës, Adem Ljajiç ka vazhduar ta bëjë atë për të cilën herën e parë ishte përjashtuar nga Kombëtarja e Serbisë.
Futbollisti mysliman i Serbisë, mbrëmë, gjatë ndeshjes ndaj Portugalisë ka refuzuar ta këndojë himnin e Serbisë.
Ai më parë ishte përjashtuar nga Kombëtarja serbe për shkak se nuk e kishte kënduar himnin.
Përjashtimin e tij e kishte bërë përzgjedhësi i atëhershëm i Serbisë, Sinjisha Mihajlloviç, por, siç njofton sot Telegrafi i Serbisë, transmeton Koha.net, përzgjedhësit aktual të Serbisë, Radovan Çurçiqit, kjo nuk i kishte penguar dhe e ka lënë lojtarin në fushë.