LSI: Të braktiset çdo formë bllokuese në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat, Vasili tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale, duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”, u shpreh Vasili./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lsi-te-braktiset-cdo-forme-bllokuese-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala