Lopa e Korenicës më e mira në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Lopa e Vehbi Dervishit nga Korenica e Gjakovës është shpallur më e mira, në panairin e gjedhit që u mbajt të shtunën në këtë fshat.

Dervishi, i cili ka një fermë me gjashtëdhjetë krerë gjedhe thotë se konkurrenca ishte e fortë por për këtë garë e kishte përgatitur gjatë gjedhin e tij.

Profesor Hajrip Mehmeti, i cili ka kryesuar jurinë këtë vit thotë se kjo është një dëshmi se fermerët kosovarë janë vetëdijesuar dhe po kultivojnë sipas tretmanit të duhur gjedhët, e me këtë përkushtim po ju ofrohen më shumë fermerëve evropianë.

Me organizimin e panairit të gjedhit që u mbajt tek “Butsina e Begut” në Korenicë, është mbyllur aktiviteti katërditor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës “Ditët e Agrobiznesit – Kosova 2015” e cila është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lopa-e-korenices-me-e-mira-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala