Londra nën ethe

Autori:Gazeta Fjala

Policia britanike evakuoi një stacion metroje në jug të Londrës, pas një alarmi sigurie të dhënë më herët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetëra policë dhe ambulanca. Evakuimi ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes konfirmojnë evakuimin, ndërkohë që mediat britanike thonë se mund të bëhet fjalë për lëndë shpërthyese në stacionin e metrosë.

Megjithatë, autoritetet britanike nuk kanë dalë ende në një deklaratë zyrtare.

Në kryeqytetin britanik masat e sigurisë janë përforcuar pas sulmeve terroriste të ndodhura në Paris të premten e shkuar, ku gjetën vdekjen 129 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/londra-nen-ethe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala