Lojtari rrah shpulla gjyqtarin në Greqi (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në ndeshjen mes Coronis dhe Inkas, në ligën inferiore greke, lojtari e ka rrahur gjyqtarin. Pas këtij akti, futbollisti ka ikur nga stadiumi për mos të rënë në dorën e policisë.
Futbolli në Greqi, si për ironi është kthyer në një tragjedi greke në vitet e fundit, me çmendurinë e radhës që vjen nga një ndeshje e ligave inferiore.

Krizës ekonomike që ka mbërthyer shtetin helen që prej vitit 2008 nuk ka mundur t’i shpëtojë as futbolli. Përleshje të dhunshme, kaos e korrupsion, janë disa nga problemet e shumta që kanë infektuar piramidën e futbollit në Greqi.

Siç tregojnë këto pamje, aktet e dhunës nuk mungojnë as në ligat inferiore të kampionatit. Incidenti në fjalë ka ndodhur në një takim mes dy skuadrave Coronis dhe Inka në ishullin e Kretës, ku një lojtar nuk e ka pritur aspak mirë kartonin e kuq.

Si kundërpërgjigje, futbollisti i ka dhënë një shuplakë gjyqtarit dhe kaq ka mjaftuar që takimi të degjenerojë në kaos. Duke parë situatën, arbitri vendosi që t’i drejtohet dhomave të zhveshjes dhe nga aty ka telefonuar policinë për t’i dhënë zgjidhje rrëmujës, por çmenduria nuk mbaron me kaq.

Ende pa mbërritur forcat e policisë, lojtari që u bë shkak për sherrin, ndërrohet me të shpejt dhe merr arratinë në male për t’i shpëtuar prangave. Se çfarë ka ndodhur më pas me futbollistin nuk dihet ende.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lojtari-rrah-shpulla-gjyqtarin-ne-greqi-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala