Loja sekrete e Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Facebook ka një lojë sekrete…. shahu, në aplikacionin e saj dhe çdokush mund të luajë.

Gjithçka që duhet të bëni është të hapni Messenger, të nisni një bisedë me një mik dhe të shtypni kodin “@fbchess play”.

Një fushë shahu do ju hapet dhe ‘voila’, jeni gati të luani. Por ka një kleçkë, duhet të dërgoni komanda të shkruara për të lëvizuer gurët në fushë, që rifreskohet pas çdo komande që jepni.

Që të lëvizni pjesët tuaja, duhet të jeni familjar me komandat, kështu që shtypni “@fbchess help”, në Messenger, dhe një listë udhëzimesh do ju shfaqet.

Megjithatë shahu nuk është i vetmi kod sekret i Messenger. Nëse shtypni “@dailycute”, do ju shfaqen foto të kafshëve që mund ti shpërndani me miqtë. Kjo nuk është bërë publike, por ka gati një muaj që për të është shkruar në Reddit, dhe nga Lifehacker një ditë më parë./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/loja-sekrete-e-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala