Lobim për njohje përmes grupeve të miqësisë

Autori:Gazeta Fjala

Ky Komision ka propozuar një listë prej 45 grupeve të miqësisë, propozime këto që do të dërgohen shumë shpejt në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes këtyre grupeve deputetët e Kuvendit të Kosovës do të shkojnë për të vizituar shtete të ndryshme që e kanë njohur apo jo shtetin e Kosovës.

Të gjithë anëtarët e këtij komisionit thanë njëzëri që krijimi i këtyre grupeve të miqësisë të bëhet sa më parë dhe të përmbyllet kjo çështje.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, kërkoi që një grup i miqësisë të krijohet edhe me Serbinë, por një propozim i tillë nuk u fut në listë./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lobim-per-njohje-permes-grupeve-te-miqesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala