Liverpool në gjysmëfinale të FA CUP

Autori:Avdyl Pajaziti

Liverpool ka realizuar fitore në kuadër të çerek-finales së Fa Cup, me ç’rast ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale ku do të takohet me Aston Villën.
Liverpool ka realizuar fitore si mysafirë në stadiumin Ewood Park kundër Blacburn Rovers me rezultat minimal prej 1:0.

Megjithëse te dyja skuadrat u munduan të kalonin në epërsi, pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0, transmeton Telegrafi.

Por, në pjesën e dytë si duket të besuarit e trajnerit Brendan Rodgers e kërkuan më tepër golin dhe këtë ia arritën në minutën 71-të takimit. Ishte mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, ai që solli në epërsi The Redsat, me ç’rast ky ishte goli i fitores së ekipit të Liverpoolit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/liverpool-ne-gjysmefinale-te-fa-cup/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala