Live-Kuvendi dhe zhvillimet jashtë ndërtesës

Autori:Gazeta Fjala

**** Policia jep sqarime për gjendjen në Kuvend

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se disa deputet të Kuvendit nga ana e Opozitës hodhën mjete të dyshuara si gaz lotsjellës, Brenda hapësirave të Kuvendit. Policia bëri me dije se ka kërkuar nga zyrtarët e sigurimit në kuvend të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zhvillimin normal të seancës, pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme te seancës.

Deklarata e plotë e policisë:

Rreth orës 12:35, sipas vendimit të kryesisë së kuvendit të Republikës së Kosovës për suspendim të disa deputetëve të opozitës, pasi që disa prej tyre kanë hedhur mjete të dyshuara, si gaz lotsjellës brenda hapësirës së kuvendit dhe aty ku mbahej seanca, është kërkuar nga zyrtarët e sigurimit në kuvend të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për të mundësuar zhvillimin normal të seancës, pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme te seancës.

Me gjithë përpjekjet e sigurimit të kuvendit për realizimin e urdhrit të kryesisë së kuvendit të RKS-së, për largim të deputetëve të caktuar, të njëjtit kanë kundërshtuar duke detyruar sigurimin të veproj konform procedurave të kryesisë së kuvendit.

Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore.

policia

*** Ymeri përshëndet protestuesit nga dritarja

Lideri I Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përshëndetur protestuesit që gjenden para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai po I vëzhgon ata nëpërmjet dritares së Kuvendit.


12735727_10208469674128258_1269006302_n

*** Ymeri: Deputetët u larguan me dhunë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se nuk kanë pasur njoftim zyrtarë për përjashtim vetëm terheqje zvarrë të deputetëve.

“Ishte një veprim arbitrarë nga ana e policisë së kosovës ndaj deputeteve”, tha Ymeri.

Sipas Ymerit qeveria po i përdorë masat e fundit të represionit duke i sulmuar edhe jashtë qytetarët edhe brenda këtu në kuvend përfasqësuesit e tyre.

Ai tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë mbajtjen e sencave.

v ymeri

 

*** Dërguti: suspendimin e kuptuam nga mediat

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti tha se emrat e deputetevë të suspenduar i mësuam nga mediat.

“Kuvendi nuk na ka njoftuar me shkrim për përjashtimin nga seance e sotme”, tha ajo.

Aida e perjashtuar

12:43 Policia e Kosovës ka filluar ti shpërndajë protestuesit para Kuvendit të Kosovës, pasi ata ia kanë mëësyre kryeministrit isa Mustafa I cili ka dalë nga salla përmes derës që qon në drejtim të protestuesve.

Ne keto momente protestuesit ndodhen prapa teatrit kombetar.
policia

 

*** Tentimi i radhës për mbajtjen e seancës që u ndërpre dy herë nga gazi lotsjellës

Veseli tha se deputetet u vetëpërjashtuan. Në sallë janë të pranishëm 74 deputetë.

tentimi

***Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, pas pauzës së parë dhe vazhdimit të seancës, ka lëshuar gaz lotsjellës në sallën e seancës.

regjep

12:00- Ramush Haradinaj ka dalur jashtë kuvendit dhe paraprotestuesve ai ka deklaruara se janë të bindur të kundërshtojnë deri vendimin që të shpallen zgjedhjet.

ramushi

***Ende pa rifilluar mirë seanca pas pauzës, opozita hedh serish gaz. Kadri Vesli kërkon leshimin e kondicionerëve dhe kërkon që deputetet të vazhdojnë me mbajtjen e seancës.

prap gazzzz

***Fatmir Limaj, lider i Nisma për Kosovën, ka thënë se vendi është në gjendje të rëndë. “Të gjithë duhet të angazhohemi me zgjidh krizën. Kjo nuk është qeveri. Është regjim”, ka thënë Limaj.

***

11:39 – Pritet kthimi i deputetëve në sallë dhe vazhdimi i seancës. Tanimë ka përfunduar mbledhja e kryesisë së kuvendit.

pritet fillimi i seances

Protestuesit e partive opozitare kanë sulmuar dy të rinjë që sipas tyre u takojnë partive në pushtet, e të cilët kishin hedhur petarde në drejtim të policisë së Kosovës.

qytetariiii qqqq eeeeeee

*** Petardet në protestë

petarde nga protestuesit

***Driton Çaushi i bashkohet protestes

protest driton qaushi

**** Deputetja Albulena Haxhiu në një deklaratë pas hedhjes së gazit, tha se opozita do të pengojë me çdo formë mbajtjen e seancës dhe se miratimi i deklaratës nga Kuvendi, që dënon gjykimin e grupit të ish ushtarëve të UCK-së nga Serbia e ka quajtur hipokrizi.

“Këtyre nuk ua ndinë për dënimin e ushtarëve të UCK-së sepse e kanë sjellë Gjykatën Speciale dhe miratimi i kësaj deklarate është hipokrizi”, ka thënë Haxhiu.

11:02- Smajl Latifi i AAK-së para protestuesve tha “Me këtë qeveri dhe këtë gjendje nuk do të ketë kurrë normalizim të institucionit dhe as të qeverisë.

Ai ftoi edhe policinë t’i bashkohen qytetarëve sepse ata nuk janë të qeverisë por të popullit.

aakkk

11:00- jashtë sallës së kuvendit, vazhdon të qëndroj turma e protestuesve, duke bërë thirrje për rënen e qeverisë.

qyetetaret jasht

10:57- Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar pauzë- deputetet largohen nga salla.

pauzeee

10:55 -Kadri Veseli e vazhdon senacën, kërkon vendosshmëri ndërkohë që gazi ka mbuluar sallën. Kërkohet miratimi i deklarates me të cilën dënohet deklarata kundër gjykimit që gjyqet serbe ua bënë ish eprorëve të UÇK-së.

 

nuk perfundon senca

 

10:54 – Leshohet Gazi në sallë

gazi

10:51- Fillon seanca fjalen Kadri Veseli ia jep Visar Ymerit drejtuesit te VV-së. Në emër të partive opozitare kërkon largimin e qeverisë.

visariiiiiiiiiiiiiiiiii

kadrii

 

10:46 – Kryeparlamentari Kadri veseli ende nuk ka hyrë në sallën e Kuvendit. Kontrollës janë duke ju nënshtruar deputetët e listës serbe.

 

10:40 – Rritet numri i protestuesve jashtë kuvendit

shumme protestues

2222

10:30- Pjesëtarët e sigurisë mshihen rreth foltores së Kuvendit, ndërkohë që deputetët që e kanë kaluar kontrollën kanë zënë vendet ne sallën ku pritet të filloj seanca.

seanca

10:06-Protestuesit jashtë Kuvendit po brohorasin “Hashim të duam në dubravë”, kurse në orginzatorët theksuan “Isa Mustafa e Hashin Thaçi po e cënojnë shtetin e Kosoës, me këta njerze nuk ka e as nuk do të ketë shtet”

prottt jasht

10:05 –Nën masa të rrepta sigurie në Kuvendin e Kosovës kanë filluar të hynë deputet të pozitës dhe opozitës.

Kontrollime të mëdha po bëjnë stafi i sigurisë së Kuvendit të gjithë personave që po ia mësyjnë sallës së legjislativit.

deputetet

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/live-kuvendi-dhe-zhvillimet-jashte-nderteses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala