Lituania i kërkon Kosovës përshpejtim të hetimeve për vrasjen e Senavicius

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministeri lituanez Algirdas Butkevičius ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa që të zgjerojë hetimet për të zbardhur vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, Audrius Senavicius, shtetas lituanez, që humbi jetën në Zvecan në shtator të vitit 2013.

Këtë kërkesë kryeministri lituanez e ka bërë dje gjatë takimit që kishte me Isa Mustafën në kryeqytetin lituanez,  Vilnius.

“Lituania kërkon që institucionet e Kosovës to përshpejtojnë hetimet rreth vdekjes së zyrtarit lituanez.  Ata që janë përgjegjës për këtë vrasje duhet të sjellen para drejtësisë,” ka thënë kryeministri Butkevičius.

Në anën tjetër, në njofitmin për media të Qeverisë së Kosovës rreth vizitës së Kryeministrit Mustafa në Lituani, askund nuk është përmendur kërkesa e shtetit lituanez.

“Gjatë takimit ndërmjet dy kryeministrave, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës,” thuhet në faqen e kryeministrisë.

Gazeta Fjala ka tentuar që të marrë një përgjigje rreth kësaj cështje nga Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, por një gjë e tillë ka qenë ë pamundur.

Përvec kësaj cështje, të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për bashkëpnimin në mes të dy vendeve.  Kjo është vizita e parë zyrtare e ndonjë kryesminitri kosovar në Lituani./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lituania-i-kerkon-kosoves-pershpejtim-te-hetimeve-per-vrasjen-e-senavicius/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala