Listat përfundimtare, pas trajtimit të ankesave

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e veteranëve, Agim Çeku, ka bërë me dije se, pavarësisht vështirësive, procesi i verifikimit nuk do të dështojë.
Në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se listat përfundimtare do të publikohen pas trajtimit të ankesave.

Por, sipas Çekut, më e rëndësishme se publikimi i listave është miratimi i një udhëzimi administrativ nga Qeveria, i cili do të përcaktojë shumën e kompensimit që marrin veteranët, mënyrën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që, me rastin e rishikimit të buxhetit, të mos preket buxheti i parashikuar për kategoritë e luftës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/listat-perfundimtare-pas-trajtimit-te-ankesave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala