Lista Serpska: Mustafa gaboi

Pas Shkarkimit të Jabllanovicit ka reaguar Lista Srpska. Përmes një deklaratë të lëshuar mbrëmë vonë e ka cilësuar si hap jodemokratik vendimin e kryeministrit Isa Mustafa që nën presionin e demontratave ta shkarkojë Jabllanoviqin.
Srpska ka shfaqur shpresën se Mustafa do ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe nevojën që për këso çështje vendimet të merren në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë serbe, zëri i së cilës është po aq i rëndësishëm sa ai atyre që protestojnë rrugëve. Lista Srrbska ka thënë se për hapa të mëtejmë lidhur me rastin Jabllanoviq, do ta marrin pas konsultimeve që në ditët në vijim do t’i kenë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuciq.