Lista Serbe Thaçit: Nuk je kryeministër

Autori:Avdyl Pajaziti

Lista Serbe me anë të një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të zv. kryeministrit Hashim Thaçi, i cili i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për të pasur një ditë zie për të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë, në kujtim të viktimave të luftërave.

“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, kishte deklaruar dje Thaçi.

Në deklaratën e Listës Serbe, fillimisht thuhet se “Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka harruar se nuk është më kryeministër, funksion ky që i takon Isa Mustafës”, transmeton Lajmi.net.

Lista Serbe gjithashtu thotë se “Qeveria nuk është e PDK-së, por e koalicionit të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe, dhe se vendimi i qeverisë për propozimin e Vuçiqit nuk është marrë nga partnerët e koalicionit, rrjedhimisht as nga qeveria”.

“Kështu, ministri Thaçi mund t’i jap goditje të pariparueshme koalicionit tonë”, thuhet mes tjerash në kumtesë. (Lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-thacit-nuk-je-kryeminister/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala