Lista Serbe, pro Gjykatës Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e koalicionit qeverisës, nga radhët e Listës Serbe janë shprehur pro formimit të Gjykatës Speciale, dhe kanë fajsuar politikanët shqiptarë për “zvarritje” të themelimit.
Sllavko Simiq, nga Lista Serbe tha se Gjykatën Speciale do e votojnë në momentin e parë kur ajo do të vijë në Kuvend.
“Por ajo që është me rëndësi në këto momente, është se ky Kuvend ka mjaftueshëm vota për t’i votuar ndryshimet e kërkuara për të themeluar Gjykatën Speciale. Ajo çfarë ka ndodhur sot mendoj se ka qenë e pritur, pasi që shumica nuk kanë pasur material për seancën e sotme e as projektligjin për Gjykatën Speciale”.
“Lista Serbe do të përkrah këtë projektligj, pasi që vlerësojmë se duhet të sqarohen shumë gjëra që kanë ndodhur në atë periudhë (1998-2000)”, është shprehur Simiq transmeton Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-pro-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala