Lista Serbe pa vendim për Thaçin president

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Lista Serbe ende nuk kanë vendosur nëse zëvendëskryeministrin aktual Hashim Thaçi do ta përkrahin gjatë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, thotë deputeti i Listës Serbe dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq për RTV Kim.

Ai tha se ende asgjë nuk është vendosur nga ana e Grupit Parlamentar të Listës Srpska.

“As nuk kemi biseduar në ndonjë nivel më të lart, por mendoj se bisedimet duhet të ndodhin sa më shpejt. Kam biseduar me disa kolegë të mi dhe kam thënë se bisedimet duhet filluar sa më shpejt, sepse nëse nuk i fillojmë me kohë bisedimet, ato nuk do t’i përfundojmë me kohë”, ka thënë Rashiq, transmeton Koha.net.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-pa-vendim-per-thacin-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala