Lista Serbe nuk kthehet në Kuvend

Përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, derisa të mos zgjidhen problemet e presioneve politike ndaj tyre, ka deklaruar Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën.
Në një prononcim për “RTS”-në, ai ka folur për Zyrën e sapoformuar për Çështje Koordinuese në Procesin Negociues me Institucionet e Kosovës, të cilën do ta kryesojë.
Gjuriq, ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka vendosur t’i forcojë kapacitet administrative.
Ndërsa, kur ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi në veri, ai ka thënë se serbët, në ato gjykata hyjnë në bazë të marrëveshjes politike, e formuluar me shkrim dhe se në këtë kuptim në veri është krijuar ambient dhe sistem, më të cilin ata do të kenë ndikim shumë më të madh në drejtësi.