Lista Serbe me Beogradin “për mbrojtje të serbëve në Kosovë”

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka biseduar sot me kryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Siç njofton kumtesa të cilën e përcjell radio KiM, Gjuriq e Simiq kanë konfirmuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e veprimit të koordinuar dhe të bashkëpunimit të Qeverisë së Serbisë e të përfaqësuese të zgjedhur të serbëve në Kosovë “me theksim për nevojën e përforcimit të unitetit politik të popullit serb në krahinë”, transmeton Koha.net.

“Simiq edhe një herë ka theksuar përkrahen e vendosur të Listës Srpska për politikën e Qeverisë së Serbisë dhe të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, duke e vlerësuar atë si të vetmen mënyrë që interesat dhe pozita e serbëve të Kosovës të mbrohen në planin afatgjatë”, thotë kumtesa.

Gjatë bisedave janë shqyrtuar masat konkrete për përmirësimin e pozitës ekonomike të serbëve në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-me-beogradin-per-mbrojtje-te-serbeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala