Lista Serbe kthehet me 27 prill

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Dalibor Jevtiqin, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim. Jevtiq vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-kthehet-me-27-prill/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala