Lista Serbe e quan kriminel Isa Boletinin

Autori:Avdyl Pajaziti

Lista Serbe kundërshton rivarrimin e heroit kombëtar Isa Boletini në veri të Kosovës dhe këtë e vlerëson provokim dhe mungesë të konsideratës ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve.

Sipas mediave serbe, Lista Serbe ka theksuar se nevojën për t’i bërë revizion historisë kanë ata që nuk kanë mjaftueshëm përgjegjësi për të ardhmen, me çka tentojnë që të “krijojnë hero nga njerëzit që krimet e tyre edhe sot mbahen mend”.

“Nuk e mbështesim zhvendosjen e mbetjeve të Isa Boletinit në veri të Kosovës dhe këtë e përjetojmë si provokim”, thekson Lista Serbe, transmeton Indeksonline.

“Populli serb do të vazhdojë të shikojë nga e ardhmja dhe të njëjtën e ndërton me fqinjët shqiptar, por puna do të jetë më e vështirë, sepse në këtë mënyrë qartë është treguar se tash për tash nuk ekziston dëshira e dyanshme për pajtim dhe shmangies së ndarjeve të reja”, thotë kjo Listë, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet më nëntë deputetë, i ka dy ministri dhe një zëvendëskryeministër.

Rivarrimi i heroit të kombit, Isa Boletini në Boletin të Zveçanit do të bëhet të mërkurën e 10 qershorit, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-serbe-e-quan-kriminel-isa-boletinin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala