Lista eliminimi në Degën e Presidentit Rugova?! (Dokument)

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk po rrinë duarkryq në zgjedhjet që po zhvillohen nëpër degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Tretë të LDK-së, ku njihet si “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë, përkrahësit e tij, kishin përgatitur skenarin për t’i favorizuar kandidatët që njihen si krah i Sejdiut në LDK.
Kështu i kanë thënë Gazetës Fjala, zyrtarë të kësaj partie. Gazeta Fjala ka siguruar listat të cilat pretendohet se ishin përgatitur për eliminimin e kundërkandidatëve.
Në garën për kryetar të kësaj dege, Hazir Borovci ka fituar kundër Bardhyl Metës me rezultat 61 me 40 vota.
Po ashtu, në kuvend janë zgjedhur edhe anëtaret e kryesisë si dhe 14 delegatë për Kuvendin Qendror Zgjedhor të LDK-së.