Rishikohet lista e Zonës së Pashtrikut

Autori:Avdyl Pajaziti

Publikimi i listës së veteranëve të UÇK-së për Zonën Operative të Pashtrikut, megjithatë, do t’iu nënshtrohet rishikimit dhe pastrimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo për faktin se ai që kohëve të fundit më së shumti është atakuar për këtë listë, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, po premton pastrim të shpejtë liste për “lëshimet në stafin teknik” që kanë ndodhur dhe po siguron se do të ketë publikim emrash të atyre që keqpërdoren listat.

Ish-komandanti i brigadës 121 “Kumanova”, Haxhi Shala, i njohur në luftë me nofkën “Topi”, e ka pranuar se ka pasur gabime dhe lëshime në listën e publikuar, ndërsa ka thënë se do të bëhet gjithçka publike porsa të identifikohen ata që shkaktuan tollovinë.
Por, nëse s’ka hapa konkretë për pastrimin e listës së Zonës së Pashtrikut në atë që thotë Shala, drejtues të batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” kanë ripërsëritur se rruga e tyre në këtë rast është vetëm gjykata, përcjell koha.net. Javën e shkuar, ndërkaq, pikërisht për këto lista kishte përplasje mes komandantëve të batalioneve dhe atyre të brigadave për Zonën e Pashtrikut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-e-zones-se-pashtrikut-rishikohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala