Lista e të dyshuarve në aferën e stentave [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Të dyshuarit për përfshirje në aferën me stenta shumë shpejt përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kjo pasi Prokurori Special i rastit ka mbërri me mbledhë provat e nevojshme që dëshmojnë fajësinë e të dyshuarve.

Lajmin për Televizionin Rrokum e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës Liridona Kozmaqi.

“Lidhur me këtë rast pritet me u ngritë aktakuzë kundër disa të pandehunve dhe për disa vepra penale të ndryshme”, asht shpreh Kozmaqi.

Përveç kësaj, Kozmaqi i ka thanë Televizionit Rrokum se Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë i ka zgjëru edhe hetimet në rastin skandalit të stentave, në të cilat përveç mjekëve përfshihen edhe njerëz dhe biznese të tjera.

“Rasti vazhdon të jetë nën hetime dhe ndërkohë janë siguruar edhe disa prova te reja, te cilat për momentin nuk mund të bëhen publike, e që lidhen me persona tjerë dhe biznese tjera të dyshuara”, është shpreh për Televizionin Rrokum Kozmaqi.

Skandali i stendave është i lidhur me mjekët të cilët dyshohen se janë përfshi në mashtrime të pacientëve me stenta, duke i dërguar këta të fundit nga QKUK’ja në klinika private.

Të dyshuar në këtë rast janë mjekë të QKUK-së dhe të disa klinikave private që veprojnë në Kosovë, përfshi Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.

Ndërkohë në mesin e të dyshuarve të përfshimë në këtë skandal është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Në Tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati arrestuar 9 mjekë , si dhe pati intervistuar ministrin e atëhershëm te Shëndetësisë si dhe sekretarin permanent të kësaj ministrie, Gani Shabanin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lista-e-te-dyshuarve-ne-aferen-e-stentave-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala