Lista e lokaleve që nuk e prishin tymin e duhanit

Janë me qindra lokale hoteliere në gjithë territorin e Kosovës, të cilat asnjëherë nuk e kanë ndalu pirjen e duhanit brenda, edhe pse kjo ndalohet me ligj.
Inspektorati sanitar së fundi një numër simbolik e ka gjobitur ndërsa disa nuk i ka vizituar asnjëherë.
Arben Lila drejtor në Qendrën Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, e ka publikuar listën e kafeterive/lokaleve që nuk po e respektojnë Ligjin për Kontrollin e Duhanit duke thënë se Koalicioni Anti-Duhan ndan mirënjohje por edhe monitoron shkelësit e këtij ligji.
- Lokali COCO Bar afër hotelit Luboten, Ferizaj.
- Restorant DRURI afër fakultetit Teknik, Prishtine.
- Restorant LABI, Shtime.
- Lokali ROOM Caffe, Lipjan.
- Lokali KANTINA, Lipjan.
- Qendra tregtare Viva Fresh, Vushtrri.
- Lokali COCO, Vushtrri.
- Lokali SËEET afër fakultetit Teknik, Prishtine.
- Lokali CHAPLIN BAR, Kamenice.
- Lokali IN CAFFE rruga Eqrem Qabej lokalet e Lesnes, Prishtine.
- Piceria VERONA, Rr Xhevat Berisha, Mitrovice.
- Restorant KRISTAL afër shkollës fillore, Komoran.
- Lokali LUGA afër komunës se re, Prishtine.
- Lokali PASARELLA kurriz lagje Dardania, Prishtine.
- Piceria AURORA përball stacionit Policor, Deqan.
- Lokali KALORSI I KOHEVE ne Rr Ismail Qemaili, Gjakove.
- Lokali VENECIA rruga Nazim Gafurri, Prishtine.
- Hotel PALACE, Mitrovice.
- Lokali BARABAR afër komunës, Mitrovice.
- Qendra Tregtare EMONA, Mitrovice.
- Bufeja e komunës, Peje.
- Restorant AROMA, qendër te qytetit, Peje.
- Restorant KOHA 3 qendër te qytetit, Peje.
- Lokali DON CAFFE ne qendër te qytetit, Peje.
- Lokali PRINC CAFFE ne qendër te qytetit, Peje.
- Lokali CITY CAFFE qendër te qytetit, Peje.
- Restorant VIVA FRESH STORE, Peje.
- Restorant QUICK ne INTEREX, Peje.
- RESTORANT JAFFA, Peje.
- RESTORANT RRONI, Peje.
Në Kosovë Ligji kundër pirjes së duhanit është miratuar në shkurt të vitit të kaluar. Por, ai ende nuk është duke u zbatuar në tërësi.
Ky ligj është ri-draftuar për shkak të mangësive që kanë konstatuar zyrtarët qeveritarë./Gazeta Fjala/