Lirohet Sabit Geci

Autori:Zekirja Shabani

Sabit Geci dhe personat tjerë të akuzuar në grupin ‘Drenica’ janë liruar sot pas shpalljes së akt gjykimit të tyre në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Express.

Perveç komandantit Sabit Geci, të tjerët që u shpallën të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Mitrovicës janë: Sahit Jashari, Avni Zabeli, Hysni Thaçi, Jahir Demaku dhe Zeqir Demaku që ngarkohen për krime lufte në periudhën nga pranvera e vitit 1998 deri në muajt e parë të 1999.

Vetëm Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi janë dënuar nga kjo gjykatë. I pari me 12 vite burg, ndërsa Selimi me 6 vite.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-sabit-geci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala