Lirohet prokurorja Vahide Badivuku

Autori:Avdyl Pajaziti

Në orët e pasdites nga Burgu i Lypjanit është liruar prokurorja Vahide Badivuku.

Reporterët e KALLXO.com raportojnë se e kanë parë Badivukun duke dalë nga burgu i Lypjanit ku ajo po mbahej që nga arrestimi i saj në gusht të këtij viti nën dyshimet se kishte marrë mito.

Lajmi për lirimin është konfirmuar edhe nga mbrojtja e Badivukut.

Avokatja Albana Kelmendi tha se Badivuku është liruar me dorëzani masë kjo e lejuar me Kodin Penal të Kosovës.

“Masa e paraburgimit është zëvendësuar me dorëzaninë 10 mijë euro dhe i janë konfiskuar dy pasaportat e saj” ka thënë Kelmendi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-prokurorja-vahide-badivuku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala