Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për vrasjen e motrës së tij

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata e Apelit ka njoftuar sot përmes një komunikate për media se ka liruar nga masa e parburgimit të panedhurin L.Z, që dysohet se ka vrarë motrën e tij më 4 nëntor të këtij viti.

Edhe pse gjykata nuk ka specifikuar asgjë në komunikatën e saj për media, i pandehuri është personi që dyshohet se ka vrarë motrën e tij, Q. Z, një 15 vjeçare nga fshati Tërpezë e Komunës së Vitisë, me pushkë gjuetie.

Fillimisht, rasti në polici ishte njoftuar si vetëvrasje, or pas obduksionit të trupit të 15 vjeçares ka dalë se vdekja ka qenë shkaktuar nga një person tjetër dhe nuk ishte vetëvrasje aksidentale./Gazeta Fjala/

Sipas gjykatës,  konstatimi i gjykatës së shkallës se parë, se po te lihej në liri, ai mund të ndikoj në dëshmitarë nuk qëndron.

“Kjo gjykatë, vlerëson se është i pa qëndrueshëm edhe konstatimi tjetër  i Gjykatës Themelore, se me gjetjen e të pandehurit në liri, vihet në pikëpyetje siguria e tij, ngase gjendja e tij emocionale është e renduar, meqë viktimën e ka pasur motër . Është pikërisht ky fakt që argumenton se gjendja emocionale e  të dyshuarit do të jetë më e lehtë, në rrethana familjare, se sa në paraburgim,  pasi që aty do të gjejë mbështetje morale, dhe do ketë  përkujdesje që situatën ta kaloj më lehtë,” sqaron Gjykata e Apelit./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-nga-paraburgimi-i-dyshuari-per-vrasjen-e-motres-se-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala