Lirohet nga mbajtja në paraburgim Oliver Ivanoviq

Autori:Avdyl Pajaziti

Paneli i gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka vendosur që Oliver Ivanoviq nga tash e tutje të mbahet në arrest shtëpiak. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.

Ivanoviqit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej dy muajve.

“Ivanoviq është liruar nga paraburgimi. Ai ka qenë në arrest shtëpiak pasi është liruar nga spitali në Mitrovicë ku mbahej”, ka thënë avokati për agjencinë e lajmeve BETA.

Sipas tij, Ivanoviq vendimin e gjykatës do ta presë gjersa mbahet nën arrest shtëpiak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-nga-mbajtja-ne-paraburgim-oliver-ivanoviq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala