Lirohet nga akuzat ish-kryetari i Kamenicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Është liruar nga akuzat ish-kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli.

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykim Lirues ndaj Surdullit pasi që nuk ka arritur të vërtetoj se i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Surdulli ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që për qëllim të përfitimit ka lidhur kontratë me kompaninë Ipko për shërbime të telefonisë mobile me çmim prej 1.665 euro për muaj dhe gjatë vitit kalendarik 19.980 euro, duke i anashkaluar të gjitha procedurat e prokurimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-nga-akuzat-ish-kryetari-i-kamenices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala