Lirohet Muhamet Kelmendi

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas lirimit të Muhamet Kelmendit, anëtarë i kryesisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), ka thënë se Policia e Kosovës bëri një spektakël për qëllime politike.

Kelmendi për Klan Kosova zbuloi se vetëm tre minuta pas arritjes në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të Isa Boletinit, policia e arrestoi duke kërkuar informacione për një punëtor të Universitetit të AAB-së, transmeton Telegrafi.

“Ndodhi një spektakël politik i MPB-së dhe politika kosovare. Si çdo qytetar tjetër isha në varrimin e Isa Boletinit në Mitrovicë. Nuk zgjati as tre minuta qëndrimi im në Mitrovicë, kur rreth 20 policë më rrethuan sikur të isha ndonjë kriminel. Policia më morri në pyetje rreth një personi që punon në Universitetin AAB-së, Abdullah Ramën, duke krijuar një mega-spektakël. Ata e bën këtë pasi jam kritikë i qeverisë, dhe ndodhive në Kosovë”, ka thënë Kelmendi.

Kujtojmë se ish-deputeti i AAK-së ishte arrestuar sot paradite dhe u raportua se ai po përgatiste një sulm terrorist në Mitrovicë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohet-muhamet-kelmendi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala