Lirohen pak produktet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndër 5 vitet e fundit për herë të parë në vend çmimet kanë pësuar rënie të përgjithshme prej -1.2 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015 çmimet e shërbimeve shtëpiake, ujit dhe energjisë elektrike nga 1.7 për qind kanë shënuar një rënie të menjëhershme në – 3.1 për qind, thuhet në publikimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Pijet alkoolike dhe duhani kanë shënuar një rritje kogja të madhe deri në 10.3 për qind. Ndërsa, ushqimi dhe pijet joalkoolike kanë një rënie solide prej -0.5 për qind./Gazeta fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohen-pak-produktet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala