Lirohen kujdestaret që abuzuan me fëmijët e jetimores në Shkodër

Autori:Avdyl Pajaziti

Një ditë pas publikimit të video-skandalit me të vegjlit e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, të cilët dhunohen nga kujdestarët, është bërë lirimi i dy prej tyre. Ditën e djeshme policia shoqëroi tre kujdestarët që shfaqen në video, ndërsa ministri i Mirëqenies urdhëroi shkarkimin e tyre.

Gjatë deklaratës në polici, mësohet se njëra nga kujdestaret Edvana Sula, ka pranuar se ka dhunuar fëmijët jetimë, por shprehet se rasti i filmuar në video është e hera e vetme që e ka bërë një gjë të tillë.

Mëngjesin e sotëm është lënë e lirë kujdestarja Manjola Banishta pas marrjes në pyetje.
Ndërsa, një ditë më parë u lirua Albert Reka, i cili gjatë dëshmisë së tij në polici ka deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm kur ndodhi ngjarja.

“Kërkoj rikthimin në punë, pasi jam i pafajshëm. Kam një vit punë në jetimore, dhe nuk kam parë dhunë të ushtruar ndaj fëmijëve. Nuk kam qenë i pranishëm kur ndodhi dhuna, pasi unë u largova pas rrëzimit të fëmijës”, është shprehur Reka.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirohen-kujdestaret-qe-abuzuan-me-femijet-e-jetimores-ne-shkoder/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala