Lirohen 7 nga 10 personat e arrestuar për fajde

Mbrëmë në orët e vona në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, është mbajtur seanca e caktimit të masës së sigurisë për të arrestuarit, ku prokuroria kishte kërkuar që ndaj 10 të arrestuarve të caktohet masa e paraburgimit. Por trupi gjykues aprovoi masën e paraburgimit vetëm për 3 te arrestuar.
Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar Besa Domi, zëdhënëse e EULEX-it. “Gjykata mbrëmë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre persona, ndërsa të tjerët janë liruar të mbrohen në liri”, tha Domi. /Veriu.info/