Lirak Çelaj do ta padisë Shpend Ahmetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Grupi të këshilltarëve të PDK-së në komunën e Prishtinës Lirak Çelaj ka deklaruar sot se do ta padisë kryetarin e komunës Shpend Ahmetin për siç ka thënë ai shkelje të ligjit.

Më herët kryetari Ahmeti ka dërguar një letër bordeve të ndërmarrjeve publike ku ka kërkuar që t’i shpërfillin vendimet e aksionarëve të këtyre ndërmarrjeve.

Çelaj, me këtë rast, tha për KosovaPress se kjo nuk është hera e parë që Ahmeti shkel ligjin, andaj këtë herë do ta denoncojnë.

Sipas tij, ai po konteston diçka që e ka konfirmuar edhe vetë gjykata.

Madje sipas tij shkeljet e Ahmetit i ka konfirmuar edhe Ministria e Pushtetit Lokal, e cila sipas ligjit vlerëson se kryetari është i obliguar ta emërojnë një aksionar por që ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas asamblistit të PDK-së, këto lojëra të rrezikshme të Ahmetit, po shkojnë në dëm të qytetarëve.

KosovaPress ka kontaktuar nënkryetarin e komunës Dardan Sejdiun në lidhje me paralajmërimin e Çelajt për këtë padi, por ai nuk ka dashur që të flasë në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq as zyra për Informim e komunës së Prishtinës nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me deklaratën e asamblistit të PDK-së se do padis kryetarin Ahmeti.

Kryetari Shpend Ahmeti me anë të një letre ua ka bërë me dijekryeshefëve dhe anëtarëve të bordeve të ndërrmarrjeve publike që mos të marrin asnjë vendim pa dijen e tij.

Në të kundërtën sipas tij çdo përdorim i vulave zyrtare në mënyrë të jashtëligjshme do të ketë kallëzime penale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lirak-celaj-do-ta-padise-shpend-ahmetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala