Lipjani me zonë ekonomike të palicencuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka disa vjet qysh kur Lipjani e ka shpallur zonën ekonomike në Kërçevë, por që ajo del se ka një mal problemesh për t’u funksionalizuar, madje ajo mbetet deri tashti edhe e pa licencuar.

Madje, mësohet se në kohën kur ishte shpallur kjo zonë në kufijtë e saj kishte përshirë përveç tokave komunale edhe një pjesë tokash private.

Duke pretenduar se ka gjithë këto telashe për funksionalizim të saj, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vendosur që në mbledhjen e radhës të KK-së të dërgoj propozim për ta debatuar zonën ekonomike në Kërçevë. Kreu lipjanas ka shtuar se që nga koha e shpalljes për zonën nuk është ndjekur asnjë procedurë tutje.

“Në seancën e radhës do të trajtohet Kërçeva dhe janë 16 pëlqime të tjera të radhës që duhet të kërkohen nga niveli qendror për ta kompletuar atë zonë ekonomike. Ajo zonë pos që është shpallur në sipërfaqe të tokës më shumë se sa lejohet hapësira ka përfshirë edhe toka komunale, por edhe private dhe kjo tashmë shkakton telashe shtesë”, ka thënë Ahmeti të dielën për “Kohën Ditore”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lipjani-me-zone-ekonomike-te-palicencuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala