Lindin fëmijë që të mos u ndalet ndihma sociale

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë shumë çifte të varfra kosovare që po lindin fëmijë vetëm që të mos u ndalet ndihma sociale prej 60 eurove në muaj. Kjo bëhet me plan. Pasi ndihma prindërve të papunësuar u ndalet posa fëmija t’i mbushë 5 vjet, atëherë çiftet e tilla e bëjnë planifikimin familjar në mënyrë të tillë që vazhdimisht ta kenë nga një fëmijë nën këtë moshë.

Sulltane Danqi ka 4 fëmijë dhe më i vogli i saj edhe disa muaj mbush 5 vjet dhe në ditëlindjen e tij, familjes me ligj i ndalet edhe ndihma nga shteti.

Sic raporton KTV, për këtë Sulltanja dhe bashkëshorti i saj kanë nisur fëmijën e tyre të pestë, të cilin e bëjnë vetëm që të vazhdojnë të marrin 60 deri në 80 euro në muaj.

Për shkak të këtij kushtëzimi, njëjtë veproi edhe një familje tjetër, e cila ka 11 fëmijë. Ndonëse më i vogli ka 2 vjet, shteti nuk po u jep asistencën, që për ta është rrogë.

Kështu ushqimi i një numri kaq të madh fëmijësh është i vështirë dhe atyre u është ndërprerë edhe shkollimi.

Derisa nuk gjejnë punë, lindjen e fëmijëve për asistencë sociale të rinjtë thonë se nuk do ta ndalin.

Kjo politikë qeveritare po stimulon lindjet tek rastet sociale dhe po destimulon ato tek shtresa e mesme e cila nuk ka asnjë favor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lindin-femije-qe-te-mos-u-ndalet-ndihma-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala