Linda Morina mesazh Evropës për Gjykatën Speciale (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Thuajse të gjithë ata, të cilëve u ka kënduar këngë Linda Morina, janë përfolur se mund të arrestohen  nëse themelohet Gjykata Speciale dhe të gjykohen në  këtë gjykatë, që pritet të themelohet së shpejti.

E mllefosur me këtë, Morina ka një mesazh për Evropën.

“Gjykata Speciale e këto gjërat janë qështje të Evropës. Ne kemi dashur të hymë në Evropë, dhe unë personalisht  u kisha dërguar një mesazh Evrops: Ne nuk jemi për ti ikur ligjit, drejtësisë. Jemi  me ju tregu që UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe i ka përballuar disa sfida”, thotë ajo për Gazetën Fjala.

Linda Morina vlerëson se edhe në gjykimet e mëhershme, si në rastin e Ramush Haradinajt, drejtësia ndërkombëtare ka qenë kundër shqiptarëve.

“Nuk besoj se duhet të ketë ligj në botë për çlirimtarë, dhe ne jemi bërë shtet dhe tash ka ardhur koha që vet ti bëjmë disa gjëra, të vendosim vet dhe jo dikush për ne. Le të bëjnë Gjykatë në vend tonin dhe jo nga Rusia apo vendet tjera, sepse sado e drejtë të jetë ata janë kundër shqiptarëve, edhe në qoftë se nuk kanë bërë asgjë ata kanë për ti dënuar çlirimtarët”, kërkon Morina.

Ajo thotë se kosovarët nuk kanë shkuar në Serbi për të sulmuar dhe luftuar më këtë vend, “por e kemi mbrojtur pragun tonë”.

Shumë shpejt Linda Morina, paralajmëron se do ta realizoj një këngë për këëtë gjykatë.

“Nuk kam bërë këngë për të, mirëpo do të vije dita që do ta bëjë këtë këngë dhe do ta bëj me vullnet”./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/linda-morina-mesazh-evropes-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala