Limak hap mundësi punësimi për kosovarë

Kompania “Limak” e cila menaxhon aeroportin “Adem Jashari”, ka fituar tenderin prej 210 milion euro për ndërtimin e aeroportit Rostov në Rusi. Me anë të këtij tenderi ata synojnë të punësojnë inxhinierë dhe arkitekt kosovar.
Aeroporti Rostov do ti ketë sipërfaqe të terminalit prej 55.000, ndërtesa administrative dhe zyre 18,000 si dhe depo e Cargo prej 19,000. Ata gjithashtu janë duke e shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit me kompani nënkontraktuese kosovare edhe në ndërtimin e aeroportit me të madh në botë Istanbul Grand Airport në Turqi, i cili do të përfundojë në vitin 2018./GazetaFjala/