Limajt e të tjerëve sot u lexohet aktakuza për korrupsion

Autori:Gazeta Fjala

Lideri i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, do të paraqitet sot sërish para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë.

Këtë për KP e ka konfirmuar vetë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, sipas të cilit sot pritet të lexohet aktakuza dhe deklarimi i të pandehurve.

Limaj bashkë me katër të tjerë, Nexhat Krasiniqi, Florim Zuka, Shpetim Telaku dhe Endrit Shala akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Aktakuza është ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve, mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që njihen si MTPT1 dhe MTPT 2.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limajt-e-te-tjereve-sot-u-lexohet-aktakuza-per-korrupsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala