Limaj: Unë dhe Haradinaj në Hagë u gjykuam nga OKB-ja

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në Hagë bashkë me Ramush Haradinajn është gjykuar nga OKB-ja.

“Unë dhe Ramush Haradinaj në Hagë jemi gjykuar nga OKB-ja. Kanë pasur punë me individ dhe jo me shtetin e Kosovës”, ka thënë Limaj për RTV “Besa” në Prizren.

Ai ka kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, formimi i kësaj gjykate prek drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar pafajësinë, jo me llafe”, ka thënë Limaj, transmeton PrizrenPress.

Ai tregon se opozita nuk është kundër hetimeve të individëve, por kundër tkurrjes së sovranitetit të vendit.

“Kosovës po i kërkohet me e tkurr sovranitetin e vet. Askush nuk ka të drejtë ta negociojë sovranitetin e vendit”, tha Limaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-une-dhe-haradinaj-ne-hage-u-gjykuam-nga-okb-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala