Limaj thotë se ka ardhur koha e protestave

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend gjatë seancës së fundit.

Këto zhvillime, Limaj i ka dënuar duke potencuar se në një shtet demokratik nuk do të duhej të ndodheshin në asnjë mënyrë, transmeton zeri.info.

Sipas tij, pushteti me doemos po tenton që ti mbush qytetarit mendjen se Kosova nuk ka krizë politike dhe nuk ka rrezik nga marrëveshjet.

Në fakt sipas Limajt, Kosova është dëmtuar rëndë me marrëveshjet si dhe me ngjarjet e fundit.

“Ka ardhur koha e protestave ku qytetaret të vlerësojnë a duhet a s’duhen marrëveshjet”, ka deklaruar Limaj, i cili shtoi se prania e policisë gjatë seancës së fundit në Kuvend, ka qenë joadekuate.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-thote-se-ka-ardhur-koha-e-protestave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala