Limaj të premten para Gjykatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT të premten do të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kjo seancë është caktuar pasi që një muaj më parë, një Prokuror Special nga radhët e EULEX-it, ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë të konsoliduar, ku dy akuzat e mëparshme në këtë rast janë bashkuar në një.

Në ktë rast akuzohen ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i Prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku.

Aktakuza i ngarkon ata me veprat penale: krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

Por, në seancën e nesërme nuk do të ketë deklarime rreth fajësisë së akuzuarve.

Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosovën se në seancën e nesërme do të ketë vetëm harmonizim të datave të gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-te-premten-para-gjykates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala