Limaj: Të bashkuar për të treguar se Kosova nuk është në gjumë

Autori:Gazeta Fjala

Në sheshin Zahir Pajaziti, ka filluar para pak casteve Manifestimi për Repbulikën i organizuar nga partitë opozitare.  Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, ka qenë i pari që i është drejtaur qytetarëv të mbledhur.

Ai ka thënë se ata janë bashkuar që të dërgojnë mesazh që qytetarët e Kosovës nuk flenë dhe se do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto marrëveshjet që sipas tij, ngushtojnë sovranitetin dhe pakësojnë territorin e Kosovës.

“Kosova dhe qytetarët e saj nuk janë në konflikt me askënd, nuk ka konflikt të brendshëm, por qytetarët janë në konflikt me marrëveshjet.  Ne jemi mbledhur nga të gjitha qytetet për të thënë stop kësaj të keqejë që po I vie Kosovës,” ka thënë ai.

“Ne sot jemi këtu gjithë së bashku për të dëruag mesazhin tonë se me prezencën tonë fizike dërgojmë mesazh se jemi kundër atyre dy marrevhjeve që paskësojnë teritorin e Kosovës ngushtojnë sovraniteitn e bendit tonë.”

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga këto dy marrëveshje./Gazeta Fjala/

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-te-bashkuar-per-te-treguar-se-kosova-nuk-eshte-ne-gjume/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala