Limaj sot para gjykatës për rastin MTPT-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT, sot pritet të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve.

Në seancën pritet të harmonizohen datat e gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarve.

Aktakuzat për Fatmir Limajn ish-ministër i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku u konsolidua në shtator të këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-sot-para-gjykates-per-rastin-mtpt-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala