Limaj: Shteti po rrënohet

Autori:Gazeta Fjala

Fatmir Limaj lideri i partisë NISMA ka shkruajtur në Facebook se ngjarjet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë e po ashtu edhe përcaktimi i demarkacionit me Malin e Zi, janë me të dëmshmet që nga lufta e fundit.

 

“Zhvillimet e fundit në vendin tonë besoj që mjaftueshëm tregojnë se gjendja e vendit që nga pas lufta nuk ka qenë asnjëherë më e keqe se tani”, shkruan ai.
“Shteti ynë po rrënohet për çdo ditë para syve tanë.Filluan me rrënimin e institucioneve të pavarura , vazhduan rrënimin ekonomiko- social të vendit, e që për pasoj pati largimin masiv të dhjetëra mijëra qytetarëve, largim i cili ende po vazhdon”, thotë Limaj.

 

Në deklaratën e tij në Facebook, ai i ka bërë thirrje opozitës dhe organizatave jo qeveritare, që të bashkohen për ta ruajtur shtetin e Kosovës.

“Ndalja e rrënimit të mëtutjeshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar”./ Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-shteti-po-rrenohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala