Limaj: Pushteti na rrah natën e na thërret ditën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, në një paraqitje për media pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në Kuvend është shprehur i indinjuar për ndërhyrjen e policisë në Kuvend si dhe ndërhyrjen që ka bërë policia në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj e ka cilësuar si regjim policor pushtetin e Mustafës dhe Thaçit.

“Ky nuk quhet ndryshe veçse regjim policor. Ju e dini kush duhet të thërras për dialog, ata të rrahin e të vrasin  natën, të nesërmen thërrasin për dialog. Kjo është logjika dhe pamja e vërtetë e këtij pushteti,” ka shtuar Limaj.

Ai ka shtuar se s’ka seancë me regjim policor

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/limaj-pushteti-na-rrah-naten-e-na-therret-diten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala